Asllani udhëheq Suedinë në kualifikimet e Botërorit mes krizës së dëmtimeve

Asllani udhëheq Suedinë në kualifikimet e Botërorit mes krizës së dëmtimeve

Sonte, më 3 Mars, kombëtarja e Suedisë nis rrugëtimin kualifikues për Kampionatin Botëror 2027 kundër Italisë, në një moment kritik për mbrojtjen e tyre. Kapitenerja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, ka dalë në mbrojtje të lojtareve të reja, pas mungesave të shumta të veteranëve si Ilestedt e Bjorn (të lënduara) dhe pensionimit të shtyllave të mbrojtjes, Sembrant e Eriksson, raporton FlashScore.

Pavarësisht se Suedia vjen pas një serie negative prej pesë ndeshjesh pa fitore, Asllani u shpreh plot besim: “Është fantastike që prodhojmë mbrojtëse të tilla, shtatlarta dhe madhështore. Unë u besoj plotësisht.” Përveç mbrojtjes, Suedisë do t’i mungojë edhe sulmuesja kryesore Stina Blackstenius për arsye familjare, duke lënë peshën kryesore të ekipit mbi supet e yllit shqiptar në këtë përballje vendimtare në Grupin A1.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë